Kosova me strehimore minimale për rastet e fatkeqësive natyrore

Fatkeqësitë natyrore që kanë goditur një pjesë të Evropës ku shënuan humbje njerëzish, doemos shtron, çfarë mund të jetë reagimi i institucioneve në rast të një fatkeqësie të tillë. Për fat të keq në rast se vendin e godet një fatkeqësi e tillë qytetarët do të duhet të qëndrojnë në qiell të hapur n cilën do pjesë të vendit, sidomos ato urbane në mungesë të hapësirave adekuate për strehim. Aktualisht për fat të keq nuk ka strehimore të mjaftueshme. Këtë e konfirmon edhe Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile.

Ai thotë se në Kosovë nuk ka evidentim të saktë të strehimoreve ekzistuese, apo të objekteve që mund të përdoren si strehimore, të cilat ofrojnë akomodim dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, por edhe me qëllim të mbrojtjes se njerëzve në rast të luftës apo rreziqeve tjera.

“Nuk dihet sa të tilla kemi, në cilat qytete kemi strehimore, apo objekte që mund të përdorën për strehim, sa janë funksionale, si dhe sa njerëz mundë të pranojnë në situata emergjente. Kjo do duhej të ishte një përgatitje e thjeshtë e shtetit, për çfarëdo lloj situate emergjente”, tha ai.

Aktualisht në Prishtinë janë vetëm 5 strehimore në Ulpianë dhe Kodër të Diellit.

Në vitet e para luftës një numër ndërtesash banimi I kishin të destinuara bodrumet vetëm për rast fatkeqësie të cilat mirëmbaheshin, por edhe dezinfektoheshin rregullisht.

Por deri më tani nuk është iniciuar ndonjë ndërtim i strehimoreve ku qytetarët do të mund të strehoheshin nga çfarëdo fatkeqësie, tërmetet, vërshimet apo zjarri. /Kosova.info/

Go to TOP