Koreja e Veriut po ndërton një mur përgjatë kufirit me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut po ndërton atë që duket të jetë një mur në disa vende pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Imazhet tregojnë disa seksione ku janë ngritur barriera pranë Zonës së Çmilitarizuar (DMZ), duke u shtrirë gjithsej rreth një kilometër pranë skajit lindor të kufirit, sipas BBC.

Muret e muraturës janë rreth dy deri në tre metra të larta dhe janë ndërtuar diku që nga nëntori i vitit 2023. Aktiviteti konsiderohet i pazakontë, sipas disa ekspertëve me të cilët ka folur kompania e shërbimit publik britanik.

Imazhet satelitore tregojnë, gjithashtu, se Koreja e Veriut ka pastruar pyjet përgjatë kufirit.

Go to TOP