Konjufca priti në takim Dërmakun, i premton bashkëpunim dhe përkrahje institucionale

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komisionaren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva – Dërmaku.

Me këtë rast, znj. Sogojeva – Dërmaku e informoi kryekuvendarin Konjufca lidhur me gjendjen aktuale në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, sfidat që e presin dhe hapat për ngritjen e efikasitetit të punës së saj.

Kryekuvendari Konjufca e uroi znj.Sogojeva – Dërmaku për zgjedhjen e saj në krye të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke i premtuar bashkëpunim dhe përkrahje institucionale.​/Kosova.info/

Go to TOP