“Konflikt i pastër i fëlliqtë i interesit”, Shkëlzen Gashi flet për Liburn Aliun

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar marrëveshjen në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegjit “UBT”, për të cilën tha se është ‘konflikt i pastër i fëlliqtë i interesit’.

Gashi tha se ‘nëse mediat e shoqëria civile nuk i rrinë gati, ministri Liburn Aliu mundet edhe me ju jep pare këtij universiteti’.

Sipas tij, ky universitet i ka bërë favore Aliut, duke iu siguruar vende pune, atij, shokëve të Aliut, e grave të tyre.

“Sic tha edhe një shok i imi kjo është konflikt i pastër i fëlliqtë i interesit. Ky qohet i jep universitetit që ky jep msim, por kom dyshime shumë serioze që ky mundet me dhon msim (Liburn Aliu). Gjithë kohën u mundun me thonë që kjo ka qenë vec me ju ndihmu studentave për me shku me bo praktikë, dojshin me na shit sapunin për djath, na fyjshin intelegjencën, a kur e lexon memorandumin thotë për hartimin, aplikimin, zbatimin e projekteve, studimeve të përbashkëta, e hulumtimeve shkencore…

Këtu ka rrezik që ky mos me i nejt na gati si media e si shoqëri civile, i jep pare prej ministrisë prej taksave tona këtij universiteti, se këta i kanë bo favore ktij, e kanë shti punë në universitet, edhe ia kanë shti shokët, e gratë e shokëve, gratë e kolegve, shefen e kabintetit atje, me bo mos me i nejt na gati ky i jep pare këtij institucioni. Këta bëhen ujq, me bo me u bo na dele”, tha Gashi.

Go to TOP