Konfirmohet lëndimi i Harry Kanet

Skuadra gjermane, Bayern Munich ka njoftuar se Harry Kane ka pësuar dëmtim dje ndaj Dortmundit.

Bayern Munich dhe Dortmund luajtën baraz dje 1-1 në Bundesligën gjermane.

Gjatë pjesës së parë, Kane u lëndua dhe u zëvendesua me Thomas Muller.

“Harry Kane pëson një lëndim të vogël të muskujve Ky ishte rezultati i një ekzaminimi nga departamenti mjekësor i FC Bayern. Kjo do të thotë se FC Bayern fillimisht do të duhet të luajë pa Harry Kane. Shërohu shpejt, Harry”, shkruan klubi bavarez.

Ende nuk dihet se sa do të mungojë sulmuesi anglez, por një gjë dihet se nuk është lëndim i rëndë.

Go to TOP