Komuniteti LGBTIQ+ përmbylli sonte në Prishtinë Javën e Krenarisë

Në sheshin e Prishtinës, sonte është mbajtur parada e krenarisë nën moton “Asnjë hap mbrapa”. “Java e Krenarisë”, me të njëjtin slogan, nisi zyrtarisht të hënën, më 9 qershor.

Ky aktivitet i komunitetit LGBTIQ+ u mbajt për të nëntin vit me radhë, nga data 9 deri më 14 qershor, duke sjellë një sërë aktivitetesh që festojnë dashurinë, diversitetin dhe barazinë.

Në hapjen zyrtare, që u mbajt në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, premtoi mbështetje përmes politikave në mbrojtje të këtij komuniteti.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorë të vendeve mike.

Gjatë gjithë javës u organizuan aktivitete të ndryshme që synonin mbështetjen dhe promovimin e komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Go to TOP