Komuna e Rahovecit pas vërshimeve: Gjendja është përmirësuar

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se situata është përmirësuar dhe nën kontroll pas reshjeve të shumta të shiut.

“Pas rrebesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën”, ka njoftuar komuna.

Sipas tyre, ujërat e mbledhura në segmente rrugore janë shkarkuar për pak minuta.

“Komuna ka angazhuar kompanitë e pastrimit të cilat sipas nevojës do të kujdesen për pastrimin e rrugëve dhe pusetave”, vazhdon njoftimi. /Kosova.info/

Go to TOP