Komuna e Prizrenit fton banorët e Prizrenit, OJQ-të dhe shoqatat për dëgjim buxhetor

Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për media, i ka ftuar banorët e Komunës së Prizrenit, OJQ-të, shoqatat e biznesit, kulturës, rinisë dhe sportit, të marrin pjesë në dëgjimin buxhetor për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023.

Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.

Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme:

Webfaqja zyrtare e Komunës:

https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/

Platforma e Konsultimeve Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php

“Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe në këto e-mail-a: [email protected], [email protected], [email protected] dhe [email protected] “, thuhet në fund të këtij njoftimi. /Kosova.info

Go to TOP