Komuna e Pejës zgjodhi më të mirët e vitit

Ceremonia zyrtare për ndarjen e shpërblimeve, dekoratave dhe mirënjohjeve për sportistët më të mirë dhe më të dalluar të Komunës së Pejës për vitin 2021.

Duke u bazuar në Rregulloren Komunale Nr.06/2015 (Për vlerësimin, ndarjen e dekoratave dhe shpërblimeve për sportistët e Komunës së Pejës për sukseset e arritura në gara sportive) e aprovuar nga Kuvendi Komunal në Pejë më datë 27 shkurt 2015, Komuna e Pejës ka organizuar ceremoni zyrtare për ndarjen e shpërblimeve, dekoratave dhe mirënjohjeve për sportistët më të mirë dhe më të dalluar të Komunës së Pejës për vitin 2021.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit, të cilëve ju uroj mirëseardhje dhe theksoj se arsyeja e vonesës në kohë është ajo, që e kemi bërë të pamundurën, që shumica e sportistëve dhe punëtorëve eminent të jenë së bashku me ne sot. Falënderim të veçantë për të gjithë njerëzit, të cilët e kanë mbështetur sportin fuqishëm, Ju falënderohem për gjithë angazhimin, që e keni dhënë gjatë vitit 2021 me dëshirën, që ky vit ka me qenë edhe më i suksesshëm. ​

Punëtor sportiv i vitit 2021

Qamil Vishaj
Për zhvillimin dhe masovizimin e pingpongit në Pejë.
Ali Tahiraj
Për zhvillimin dhe përparimin e atletikës në Pejë.

Gjyqtari i vitit 2021

Gramos Shala
Ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme në Superligen e Kosovës në Futboll.

Fatmir Salihaj
Gjyqtar kombëtar dhe ndërkombëtar i çertefikuar nga Federata Evropiane e Xhudos.
Bajram Desku
Gjyqtar i dalluar në Karate.
Ali Vokshi
Gjyqtar i dalluar ndërkombëtar në Karate.
Gazmend Loshi
Gjyqtari më i mirë dhe më i dalluari në Skitari.
Trajner i dalluar për vitin 2021
Bujar Loci – K.B “Penza’’
Ka fituar kampionati, kupën dhe super kupën e Kosovës dhe Supër kupën e Ligës unike.
Arben Muqolli – K.H “Besa FamGas ’’
Kampion dhe fitues i kupës së Kosovës dhe me sukses e udhëheqi ekipin në garat ndërkombëtare.
Qazim Kelmendi – K.V “Peja”
Kampion dhe fitues i kupës dhe Supër kupes e Kosovës me sukses e udhëheqi ekipin në garat ndërkombëtare.
Trajner i vitit 2021
Driton Kuka
Është trajneri më i sukseshëm në sportin kosovar. Në klubin e Xhudos IPPON nga Peja ka krijuar kampione botërore dhe medaliste të arta olimpike si dhe një numër të shumtë xhudistësh që kanë prekur majën botërore në sportin olimpik të xhudos.
IJF e shpalli trajnerin më të mire në botë.
Post Mortum për vitin 2021
Agim Lluka – Për kontributin e dhënë në zhvillimin e Klubit e Basketbollit “Peja”.
Agim Mala
Për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të Çiklizmit Pejanë dhe Kosovarë.
Fatos Morina
Njëri ndër tifozët më të devotshëm të qytetit tonë.
Klubi i dalluar për vitin 2021
K.V “Peja ”
Ka fituar kampionatin kosovar, kupën dhe super kupën e Kosovës dhe ka arritur të kualifikohet në garat ndërkombëtare.
K.V ”Suti Sport ”
Ka fituar kampionatin Kosovar U-16 dhe tani eshte antarë i super ligës B tek femrat .
K.B “Penza”
Ka fituar kampionati, kupën dhe super kupën e Kosovës dhe Supër kupën e Ligës unike.
K.T “Peja”
Për sukseset e arritura gjatë vitit.
Klubi i vitit për vitin 2021

K.Xh “Ippon ”
Për sukseset dhe rezultatet individuale në garat kombëtare dhe ndërkombëtare të xhudos.
K.H “Besa Famgas ”
Ka fituar kampionatin, kupën e Kosovës dhe ka arritur të kualifikohet në garat ndërkombëtare të EHF-it.
Sportistët me perspektiv për vitin 2021

Andi Pupovci – K.S “Alpi”
Kampion në të gjitha kupat alpike të Kosovës.
Argjenta Gashi – K.V ”Suti Sport“
Sportist që premton në sportin e Volejbollit.
Adnan Ćorović – K.A “Envernelle”
Kampion i Kosovës në hudhjen e gjylës dhe diskut.
Blin Kuka – K.Xh “Ippon”
Xhudist që premton në të ardhmen.
Edolinda Alimehaj – K.P “Maestro”
Pingpongiste që premton në të ardhmen.
Klara Sefaj – K.S “Borea”
Skiatore, që premton në të ardhmen.
Olti Kabashi – K.H “Besa Famgas”
Hendbollist që premton në të ardhmen.
Rinor Jahmurataj – FC “Besa”
Futbollist që premton në të ardhmen.
Laurina Gashi – K.Xh ‘’KODOKAN‘’
Xhudiste që premton në të ardhmen, kampione e Kosovës për Kadet, kampione Ballkanike.
Sokol Nila – K.B “Peja”
Basketbollist që premton në të ardhmen.
Vanesa Bojku – K.B ”Penza”
Basketbollite që premton në të ardhmen, Reprezentuese në Kombëtaren U-18.
Melos Nallbani – K.T “Peja”
Teniser që premton në të ardhmen.
Eda Sylejmani – K.K “Arena”
Karatiste që premton në të ardhmen.
Ornela Belegu – K.A “Besa”
Atlete që premton në të ardhmen.
Andi Kelmendii – K.F “Peja”
Futbollist që premton në të ardhmen
Sportistët e dalluar për vitin 2021
Arbi Pupovci – K.S ’’Alpi’’
Kampion i Kosovës si dhe ka arrit normën për lojrat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Aja Broqi – K.T “Peja”
Tenisere që premton shumë në të ardhmen.
Akil Gjakova – K.Xh “Ippon”
Medalja e artë në kampionatin evropian në Lisbon.
Agron Nikqi – K.V “Peja”
Anëtar i reprezentacionit të Kosovës, fitues i kampionatit dhe kupës e Kosovës dhe pjesëmarrës në CHL dhe Cev-Cup.
Blerjon Avdimetaj – FC ’’BESA”
Futbollisti që premton shumë në të ardhmen.
Rilind Muriqi – K.Box ’’BESA’’
Përfaqësues i reprezentacionit dhe kampion i Kosovës.
Egzon Gjuka – K.H “Besa Famgas”
Për sukseset e arritura me klubin në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Erza Muminović – K.Xhudos “Ippon”
Medaliste e bronzët në kampionatin Botëror për junior U-21 dhe bursiste olimpike.
Flaka Loxha – K.Xhudos “Ippon”
Medaliste e bronzët e Evropes për U-23 dhe bursiste olimpike.
Dardan Berisha – K.B “Peja”
Për sukseset e arritura me klubin në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Valbona Bytyqi – K.B “Penza”
Për sukseset e arritura me klubin.
Gresa Bakraqi – K.A “Besa”
Për sukseset e arritura në garat kombëtare, regjionale dhe evropiane.
Sportistja e vitit 2021
Distria Krasniqi – K.Xh “Ippon”
Medaliste e artë në Lojrat Olimpike në Tokio 2020, Kampione e Evropes në Lisbon, Kampione e Botës në Doha.
IJF e shpalli Xhudistën më të mirë në botë.
Nora Gjakova – K.Xh “Ippon”
Medaliste e artë në Lojrat Olimpike në Tokio 2020, Vendi i tretë në Kampionatin Botëror në Budapest .
Gazetari sportiv për vitin 2021
Kreshnik Arifi
Ndër më të merituarit për afirmimin e sportit Pejan.
Ardit Lipa
Raportoi për të gjitha ngjarjet, sukseset e klubeve Pejane si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Çmimi për promovimin e qytetit të Pejës për vitin 2021
Majlinda Kelmendi – K.Xh “Ippon”
Ambasadorja e Kombit, e cila vite me radhë e promovoj qytetin e Pejës.
Sh.B “Gjeravica”
Pesë anëtarët e shoqatës, që promuvuan qytetin e Pejës në Çanakkale

Go to TOP