Komisioni i PSSE-së miratoi një projekt-opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Draft opinioni i Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE) është miratuar nga Komisioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut.

Komisioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi njëzëri projekt-mendimin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, bëhet e ditur në rrjetin social X.

Komisioni ynë unanimisht e mbështeti draft opinionin në favor të anëtarësimit dhe propozoi disa amendamente për të adresuar çështjet kyçe në Kosovë, thuhet në një deklaratë të Komisionit në rrjetin social X.

Kujtojmë se teksti i rekomandimit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të debatohet nesër nga deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE.Teksti deri më tani janë dorëzuar 15 amendamente dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq i tha RTS këtë mëngjes se ekziston mundësia, falë avokimit francez, të shqyrtohet shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. /Kosova.info/

Go to TOP