Komisioni Evropian mbështet AUV-në në forcimin e programeve për gjurmimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve dhe në përafrimin me Kapitullin 12 të acquis
Në kuadër të projektit “Mbështetja për forcimin e programeve të gjurmimit dhe kontrollit të sëmundjeve të kafshëve dhe përafrimi me Kapitullin 12 të acquis”, i financuar nga Komisioni Evropian, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka organizuar punëtori në tri qendra kryesore të Kosovës.
Pjesëmarrës ishin mbi 90 veterinarë privatë dhe zyrtarë të AUV-së, ndërsa punëtoritë u udhëhoqën nga ekspertë evropianë dhe përfaqësues të AUV-së. Fokusi ishte në përdorimin e përgjegjshëm të antimikrobikëve, menaxhimin e tyre, luftën kundër rezistencës antimikrobike (AMR), mbikëqyrjen dhe mbledhjen e të dhënave, si dhe ndarjen e praktikave më të mira.
Këto aktivitete kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun e AMR-së dhe përafrimin e Kosovës me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian në këtë fushë.
