Kombëtarja e futsallit nga 21 korriku udhëton drejt Tailandës

Kombëtarja e Kosovës në futsall më 21 korrik do të udhëtoj drejt Tailandës ku do të marrë pjesë në turneun “Continental Futsal Championship 2021”.

Kjo u konfirmua nga Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një komunikate.

Në këtë ngjarje krahas Dardanëve, pjesëmarrës do të jenë edhe Tailanda, Lituania, Irani, Uzbekistani, Egjipti, Mozambiku dhe Taxhikistani.

Pesë nga këto kombëtare do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror i cili mbahet në Lituani, në shtatorin e këtij viti.

Përzgjedhësit Arben Simitçiu pritet  t’i shërbejë ky turne për ta mbajtur ekipin në formë dhe për ta përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese.

Go to TOP