Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin e BE-së, Orav, shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Prishtinë, shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Bëhet e ditur se gjeneralmajor Ulutash dhe ambasadori Orav shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit.

“Komandanti përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe në rajon stabiliteti”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim e KFOR-it. /Kosova.info/


Go to TOP