“Koalicion i jaranisë”, Bunjaku reagon pas marrëveshjes së VV-së me PDK-në në Gjilan

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur koalicion të jaranisë, bashkëpunimin në mes të PDK-së dhe LVV-së në komunën e Gjilanit.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se “hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotme”, janë bërë bashkë.

“Me parulla e thirrje “Hajnat n’burg” erdhën në pushtet !! E burgjet u dhanë me qira jo për hajna por për kriminelë nga Danimarka!! E në Gjilan kulaqin po e ndajnë bashkë  “Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotëm” Dhashtë zoti të mbushen mendë ata e këta… Urime koalicionin e jaranisë Gjilan !!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

LVV dhe PDK kanë arritur sot koalicion për të bashkë qeverisur në komunën e Gjilanit.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP