Kosova U20 zhvillon sot ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja U20 e Kosovës, meshkujt, e udhëhequr nga trajneri Blendi Haxhikadrija, sot, 4 shtator, do të zhvillojë një ndeshje miqësore para Kampionatit Ballkanik, kundër Maqedonisë së Veriut me fillim nga ora 17:00, në Gjakovë.

Kjo përballje do të jetë e nevojshme për të kuptuar më shumë nga forma dhe gjendja fizike e teknike e ekipit, para sfidës së vërtetë në Kampionatin Ballkanik, i cili zhvillohet mes datave 6-10 shtator, në Shqipëri.

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) falënderon sponsorin zyrtar të Kombëtares U20 të Kosovës, ‘Hazrolli Group’, me pronar Burim Hazrollin, për mbështetjen dhe ndihmesën materiale me veshmbathje për kontingjentin e volejbollistëve dhe stafin teknik. /Kosova.info/

Go to TOP