Kina po bëhet gati për konflikt të armatosur, informacioni tronditës nga inteligjenca amerikane: Ja kur shpërthen lufta e re

Amerikanët po monitorojnë situatën në Kinë dhe duket se Xi Jinping nuk e ka braktisur idenë e pushtimit të Tajvanit. Sipas Il Messaggero Avril Haines, drejtor i inteligjencës amerikane, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Forcave të Armatosura të Senatit të SHBA, deklaroi se Pekini dyshohet se po organizon ushtrinë e tij për një pushtim të ishullit. Hines shtoi gjithashtu se operacioni do të zhvillohej “Deri në vitin 2030”. Tajvani është i pavarur nga Kina që nga viti 1949. 

Shefi i CIA-s, William Burns, tha më 7 maj se lufta në Ukrainë do të kishte ndikim vetëm në momentin ku do të përfshihej dhe Kina. Sipas Vladimir Osechkin, kreu i grupit humanitar Gulag Net, Xi planifikon të pushtojë ishullin vjeshtën e ardhshme ose ndoshta pas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste Kineze. Ngjarje në të cilën, me shumë gjasa, do t’i jepet një mandat i tretë në pushtet. Megjithatë, situata e luftës në Ukrainë do ta kishte bërë Presidentin të ndryshonte mendje. Shërbimet sekrete amerikane kanë regjistruar se Tajvani po monitoron nga afër konfliktin e shkaktuar nga Cari, me synimin për të nxjerrë të gjitha llojet e mësimeve të dobishme për një kundërofensivë me Kinën. Vitin e fundit, mosmarrëveshja midis SHBA-së, Kinës dhe Tajvanit është rritur ndjeshëm. Arsyet janë të shumta dhe datojnë prej kohësh. Mbetet vetëm të presim dhe të shpresojmë për një ndryshim kursi nga Xi Jinping.

Pse Kina i vuri syrin Tajvanit?

Kina dhe Tajvani kanë një mosmarrëveshje të gjatë mbi sovranitetin e ishullit. Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj, më saktë një provincë, por shumë tajvanezë duan që ishulli të jetë i pavarur. Nga viti 1683 deri në 1895, Tajvani sundohej nga dinastia Qing e Kinës. Pasi Japonia shpalli fitoren e saj në Luftën e Parë Sino-Japoneze, qeveria Qing u detyrua t’ia dorëzonte Tajvanin Japonisë. Ishulli ishte nën sundimin e Republikës së Kinës pas Luftës së Dytë Botërore, me pëlqimin e aleatëve të saj, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste Kineze, Chiang Kai-shek, iku në Tajvan në vitin 1949 dhe krijoi qeverinë e tij pasi humbi Luftën Civile ndaj Partisë Komuniste dhe liderit të saj Mao Ce Dun. Djali i Chiang vazhdoi të sundonte Tajvanin pas babait të tij dhe filloi demokratizimin e Tajvanit. Në vitin 1980, Kina paraqiti një formulë të quajtur ‘një vend, dy sisteme’, sipas së cilës Tajvanit do t’i jepej autonomi e konsiderueshme nëse pranonte ribashkimin kinez. Tajvani e refuzoi ofertën. Tajvani sot, me kushtetutën e vet dhe udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, pranohet gjerësisht në Perëndim si një shtet i pavarur. Por statusi i saj politik mbetet i paqartë.

Cili është pozicioni i Tajvanit?

Tajvani është kryesisht i shqetësuar për të forcuar statusin e tij de fakto të pavarur, duke ruajtur lidhjet ekonomike me Kinën dhe duke shmangur një konflikt ushtarak. Derisa Tajpei dhe Uashingtoni nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike që prej se SHBA-ja themeloi raportet me Pekinin më 1979, ligjet në SHBA kërkojnë që Uashingtoni të asistojë Tajvanin që të mbajë kapacitetet e tij të mbrojtjes dhe të trajtojë çështjet e kërcënimeve ndaj ishullit si çështje “të shqetësimit të madh”. Kjo ka përfshirë edhe shitjen e sistemeve të avancuara të radarit, të avionëve luftarakë dhe anijeve, që kanë zemëruar Kinën. Përveç blerjes së armëve nga SHBA-ja, presidentja Tsai Ing-wen ka rritur edhe industrinë vendore ushtarake, veçanërisht në ndërtimin e nëndetëseve që konsiderohen thelbësore për çështje të mbrojtjes, por Tajvani nuk ka qenë të gjendje të blejë këto pajisje nga jashtë për shkak të presionit kinez.  

Go to TOP