Kina ndalon transaks ionet me kriptovalutat, bie vlera e Bitcoin

Banka Popullore e Kinës njoftoi në faqen e saj në internet se të gjitha transaksionet që lidhen me kriptovalutat janë të ndaluara.

Gjithashtu është bërë e ditur se aktivitetet e paligjshme financiare që lidhen me kriptovalutat do të ndëshkohen.

Në deklaratë, u tha se asnjë para kripto, përfshirë bitcoin, nuk është një monedhë zyrtare dhe nuk duhet të jetë në qarkullim, raporton reuters.

Pas lajmeve, Bitcoin ra 4.5 për qind në 42 mijë dollarë. Ethereum, nga ana tjetër, ra më shumë se 6 për qind dhe ra nën 3,000 dollarë.

Ndryshe, rënia u vërejt edhe në kriptovalutat e tjera që varen kryesisht nga rritja e Bitcoin. 

Go to TOP