Kiara Tito heq nga Instagrami Luiz Ejllin?

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka marrë vëmendje me një veprim të fundit në Instagram.

Ajo shihet ta ketë hequr nga lista e ndjekësve partnerin e saj, Luiz Ejllin.

Veç kësaj, bukuroshja ka fshirë edhe disa fotografi të tyre të përbashkëta.

Foto: Screenshot/Instagram

Nuk dihet arsyeja se përse prezantuesja e ka bërë këtë veprim, apo vetëm që kjo të komentohet.

Ata të dy tashmë janë në pritje të një vajze.

Foto: Screenshot/Instagram

Kiara dhe Luizi u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP, ku artisti shkodran u shpall edhe fitues.

Dyshja kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale të këtij reality shou, më 7 maj 2023.

Go to TOP