KFOR-i Italian dhe klubi i Juventusit ndihmojnë edhe një tjetër ekpi kosovar

Skuadra kosovare e futbollit KF Behari ka marrë një donacion special gjatë ditës së mërkure.

Kjo skuadër nga Rajoni i Dukagjinit pranoi disa fanella sportive të skuadrës së madhe italiane Juventus, përcjell Klan Kosova.

“Falënderojmë KFOR-in Italian dhe klubin e suksesshëm botërorë Juventus gjegjësisht zyrën CIMIC i cili bërë donacionin, furnizim me fanella sportive nga klubi. Donacionin e bëri nënkoloneli Marcos Pastore dhe pranimin e bëri Kryetari i Klubit të Beharit, Asmir Zekiq. Faleminderit”, thuhet në njoftim.

Një donacion i tillë ditë më parë i ishte bërë edhe skuadrës së sapo formuar KFF Deçani.

Go to TOP