Këto janë 10 kombëtaret evropiane që kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës
Me ndeshjet e luajtura sonte kanë përfunduar kualifikimet e Kupës së Botës.
Kombëtarja e Holandës ishte ajo që siguroi biletën e fundit nga këto kualifikime.
10 skuadra si fituese të grupeve tashmë kanë siguruar një biletë për në Kupën e Botës.
Serbia, Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Holanda, Kroacia, Anglia dhe Gjermania janë ekipet e kualifikuara.
Ndërkohë në “Play Off” do të jenë kombëtaret si: Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia, Uellsi, Turqia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Austria, Çekia.
Më 26 nëntor do të hidhet shorti për “Play Off”.
