Këshilltari i Kurtit: Jemi të gatshëm për bisedimet rreth Asociacionit

Dje në seancën parlamentare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregoi gjashtë kushtet e Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Kohët e fundit është rritur presioni ndërkombëtarë me kërkesën që Asociacioni të formohet, madje në takimin e organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti nuk u ftua, kurse presidentja Vjosa Osmani dërgoi një këshilltar të saj.

Në anën tjetër, këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj përmes një shpërndarje të këtyre kushteve është deklaruar i gatshëm për diskutimet e mëtutjeshme për këtë çështje.

Zulfaj në postimin e tij në Tëitter ka shkruar se Kurti konsideron se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman është “bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme”. Se Kurti është i gatshëm që të angazhohet intensivisht për një finalizim.

Ai ndër të tjera shprehet se njohja reciproke është një ndër parimet kryesore të Qeverisë.

Go to TOP