Këshilli i Ligës Arabe bën thirrje për veprim urgjent në mbështetje të palestinezëve

Këshilli i Ligës Arabe ka dënuar sulmin në shkallë të gjerë të izraelitëve në Jenin dhe kundër palestinezëve në përgjithësi.

Ky këshill bëri thirrje për veprim urgjent përmes komitetit ministror të organizatës arabe për të ofruar mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez, shkruan Aljazeera.

Deklarata u bë gjatë seancës së jashtëzakonshme përmbyllëse të Këshillit të Ligës Arabe të mbajtur në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të kësaj lige në Kajro.

Go to TOP