Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin `Qielli i thyer`

Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.R.

A.R është ndaluar me urdhër të prokurorit special pas hetimeve që PSRK-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës i ka zhvilluar në kuadër të rastit “Qielli i thyer”.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

PSRK është duke e hetuar A.R edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

A. R dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen. /Kosova.info/


Go to TOP