Kelmendi: Votuesi ia mori 10 mandate koalicionit LVV-Guxo-Alternativa dhe i ndau mes PDK-së e LDK-së
Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë një përmbledhje të shkurtër të rezultateve të zgjedhjeve të shkurtit 2025 duke theksuar se ndryshimi kryesor në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021 është zhvendosja e 10 mandateve nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa drejt Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas Kelmendit, votat e komuniteteve pakicë kanë mbetur të pandryshuara, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ruajtur të njëjtën pozicion.
“Kjo mund të jetë analiza më e shkurtër për fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve të shkurtit,” ka shkruar ai duke nënkuptuar se zgjedhjet e fundit kanë sjellë një rishpërndarje të mandateve pa ndikuar në pjesën tjetër të skenës politike.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe ndikimi i tyre në krijimin e institucioneve të reja mbeten në qendër të diskutimeve politike. /Kosova.info/
