Kelmendi: Kurti sot në mëngjes ka kontaktuar Abdixhikun e Hamzën për takime konsultative 

Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka kontaktuar me liderët opozitarë, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Bedri Hamzën e PDK-së, për takime konsultative.

“Ne kemi informacion se sot Kurti i ka shkruar në mëngjes edhe Lumir Abdixhikut edhe Bedri Hamzës për takim”, ka thënë Kelmendi.

Kujtojmë se vendi është para çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha kohë Kuvendit të Kosovës 34 ditë për përfundimin e këtij procesi.


Go to TOP