Kelmendi ironizon partitë për akuzat mbi vjedhjen e votave: Mos u bëni horë! Hetim duhet gjithqysh

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar me ironi ndaj akuzave të partive politike për manipulim të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka kritikuar partitë që po akuzojnë njëra-tjetrën për vjedhje të votave, duke vënë në pah dallimet mes rezultateve të votimit brenda vendit dhe atyre jashtë Kosovës.

“Një parti që nëpër ambasada doli me rezultat rreth 100% më të madh se me votat në Kosovë, po e akuzon për vjedhje partinë tjetër e cila me votat me postë doli rreth 35% më shumë se me votat në Kosovë? Seriozisht?! Hetim duhet, gjithqysh!”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka kërkuar që të bëhet hetim për procesin zgjedhor, duke nënvizuar se nuk është normale që një subjekt politik të marrë 40.8% brenda vendit, ndërsa mbi 80% në ambasada. /Kosova.info/


Go to TOP