Katër të lënduar nga një aksident në Mazgit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, njëra prej të cilave ka qenë veturë zyrtare.

Rastin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.  Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare.

Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.

Go to TOP