Katër shenjat që do të preken më shumë nga prapavija e fundit për këtë vit!

Për pak ditë, Mërkuri do të jetë sërish në prapavijë, por lajmi i mirë është se prapavija e 27 shtatorit është e fundit për 2021.

Çfarë do të thotë kjo?

Që deri në 18 tetor (fundin e prapavijës) duhet të bëni kujdes pasi 4 javët në vazhdim mund të krijojnë drama të kota, keqkuptime, zënka, etj, por jo për të gjitha shenjat.

Disa prej tyre do ta ndjejnë më shumë se të tjerat.

1. Dashi

Kujdes kur komunikoni, sidomos me partnerin tuaj!

Mos merrni vendime impulsive të nisur nga pasioni i momentit.

Impulsiviteti juaj mund t’ju prishë punë, prandaj në vend të kësaj tregohuni empatikë.

2. Gaforrja

Gjatë kësaj periudhe tranzitore s’do të ndiheni komodë dhe do të jeni të pasigurt emocionalisht.

Probleme të vjetra familjare mund të dalin në sipërfaqe prandaj ruani qetësinë.

Gjatë kësaj periudhe merruni më shumë me shtëpinë tuaj.

Ndryshoni arredimin, siguroni më shumë hapësirë për gjërat tuaja dhe sistemoni çfarë të mundni.

3. Peshorja

Mos u surprizoni nëse do ta gjeni veten duke matur vetëbesimin tuaj në bazë të aprovimit të të tjerëve.

Peshoret kanë ekulibër dhe harmoni dhe kanë tendencën të bëjnë sakrifica vetëm që të jenë në paqe me të tjerët përreth.

Duke ditur të dyja anët e konfliktit, mund të përfshiheni padashje në thashetheme dhe biseda të kota, prandaj më mirë qëndroni larg.

Reflektoni në mënyrën sesi e shprehni veten dhe bëjeni këtë duke shkruar.

Koha e kaluar me veten do t’ju ndihmojë.

4. Bricjapi

Mërkuri do të ndikojë në shtëpinë tuaj të qëllimeve dhe punës.

E mira është të tregoheni shumë të kujdesshëm me mënyrën sesi flisni me kolegët dhe klientët.

Eshtë periudhë tranzitore e vështirë për ju dhe nevoja për të qenë të suksesshëm mund të shoqërohet me tension.

Lidhu më shumë me natyrën dhe meditoni sa më shumë të mundeni.

Go to TOP