Karzai: Ne do të rrimë në Afganistan, t’i zgjidhim problemet me talibanët në mënyrë paqësore

Ish-presidenti afgan, Hamid Karzai, ka thënë që ai dhe familja e tij do të qëndrojnë në Afganistan, dhe kërkoi që çështjen me talibanët ta zgjidhin në mënyrë paqësore.

“Qytetarëve të mi të dashur të Kabulit. Unë dhe familja ime, vajzat e mia të vogla dhe fëmijët, do të qëndrojmë këtu dhe shpresojmë që problemet në vendin tonë dhe në kryeqytetin tonë të zgjidhen në një mënyrë të mirë përmes bisedimeve paqësore”, ka thënë Karzai.

“U bëjmë thirrje forcave kombëtare dhe forcave të lëvizjes talibane islamike që t’i kushtojnë vëmendje dhe ta mbrojnë sigurinë e jetëve dhe pronave të njerëzve kudo që janë”.

Karzai kërkoi që afganët të rrinë në shtëpitë e tyre pasi ata po tentojnë të flasin me liderët talibanë drejt zgjidhjes së problemit.

“Kërkoj nga njerëzit që të rrinë në shtëpitë e tyre dhe të jenë të qetë. Po provojmë të flasim me liderët talibanë në një mënyrë paqësore, vëllazërore dhe patriotike, që t’i zgjidhim problemet e Afganistanit”.

Go to TOP