Karlos Nasar nga Bullgaria fiton medaljen e artë në peshëngritje

Karlos Nasar nga Bullgaria ka siguruar medaljen e artë në peshëngritje për meshkuj në kategorinë 89 kg të premten në Lojërat Olimpike Paris 2024. 

Ngritja e 404 kg e pozicionon bullgarin si një nga peshëngritësit më të mëdhen në histori.

Yeison Lopez nga Kolumbia ia ka arritur të marrë medaljen e argjendtë, duke ngritur 390 kg, ndërsa italiani Antonio Pizzolato ka përfunduar në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë pasi ka ngritur 384 kg.

Go to TOP