Karakteristikat kryesore të zgjedhjeve lokal në Kosovë

Karakteristikat kryesore të Zgjedhjeve Lokal në KosovëOpinion mbi zgjedhjet lokale në Kosovë
Pjesa 1 Historiku 

Përfundimi i luftës në vitin 1999 Kosova u administrua nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombevetë Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe institucionet të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës dhe për këtë ishte e domosdoshme krijimi i mekanizmave qe mundësojnë qeverisje legjitimitet të shprehu përmes votës dhe kjo jo vetë për nivelin nacional por edhe atë lokal në Kosovë. 

Prandaj në vitin 2000 për herë të parë pas përfundimit të luftës u organizuan zgjedhjet e para për kuvendet të komunave me 28 tetor 2000 në 30 (tridhjetë) zona zgjedhore (komuna)

Me procesin e mbajtjes se zgjedhjeve lokale në vitin 2000 themelohen institucionet e përkohshme për vetëqeverisje autonome dhe demokratike në nivel lokal si hap drejt bartjes progresive të përgjegjësive administrative të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili do të mbikëqyrë dhe ndihmojë konsolidimin e këtyre institucioneve.

Ishte një garë dhe rivalitet për ulëse në kuvende komunale (emërtim i kohës) i partive shqiptare i njohur si krahu i paqes dhe krahu i luftues kurse sa i përket pjesëmarrjes se komuniteti pakicë në veçanti komuniteti Serbe  deri në vitin  2013 ka qenë e vogël dhe kjo ka bërë qe ky komunitet ne nivel lokal te mos ketë përfaqësimin e duhur.

Është përdorë sistemi zgjedhore tipit me lista të hapura dhe mbyllura por në kuptimin e ngushtë (sistemi zgjedhor) është grup i dispozitave ligjore që shndërrojnë votën e dhënë gjatë zgjedhjeve në ulëse të fituara nga partitë politike dhe kandidatë.

Legjislacioni zgjedhor ka qenë gjithëpërfshirës edhe për sa i përket elektoratit edhe subjekteve politike të cilat kanë garuar për zgjedhje dhe programeve të votimit që kanë lehtësuar ushtrimin e së drejtës së votës. 

E drejta e zgjedhjes si një cikël i matjes se demokraci sa i përket nivelit lokale  mënyrë te drejtpërdrejt ka qenë e mundur vetëm për anëtarë të kuvendeve të komunave deri në vitin 2007 kur është nxjerr RREGULLORJA NR. 2007/27 MBI ZGJEDHJET KOMUNALE NË KOSOVË nga Joachim Rücker Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Mandati i anëtarëve të kuvendeve të komunave ishte  dy (2) vjeçar dhe po ashtu edhe i kryetarëve  komunave.

Deri në vitin 2007,  Kryetari i komunës është zgjedhur njëri nga anëtarët e kuvendit të komunës dhe i cili ka marrë më tepër se dy të tretat e votave (raundi e par dhe dytë) nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të zgjedhur të kuvendit (ndërsa raundin e tret me shumicë të thjeshtë)qe njëherishit ex ofise kanë ushtruar pozitën e kryesues të kuvendit të komunës.  Roli, funksioni dhe kompetencat kanë qenë të karakterit formal duke u kufizuar në dy drejtime llogaridhënëse para anëtarëve të kuvendit të komunës dhe nga autoriteti i përfaqësuesit special si autoritet ekzekutiv dhe me karakter vendimmarrës suspendues.  

Zgjedhjet lokale kanë zgjuar kureshtje me të madhe nga data 17 nëntor 2007 kur  legjislacioni mundësoi qe kryetarët e komunave të zgjidhen përmes votës qytetare. 

Specifika e zgjedhjeve lokale është se i lihet në diskrecion partive politike, koalicioneve dhe nismave përfaqësimi gjinor për kreun e ekzekutivit te komunës (kryetarin e komunës) për dallim nga legjislativi i komunës (kuvendi i komunës) ku kuotizimi i përfaqësimit gjinor është i detyrueshëm (30%). 

Deri në vitin 2021 janë mbajtur gjashtë (6) palë zgjedhje lokale prej të cilave gjashtë (6) për legjislativ (kuvendet e komunave) dhe tri (3) për ekzekutiv të komunave (kryetar të komunave). 

Secili cikël i zgjedhjeve lokale është karakterizuar me ndryshime sa i përket legjislacionit, pjesëmarrjes, fushatës, numrit të njësive të vetëqeverisjes lokale, mandatit të organeve lokale dhe deri të përcaktimi kompetencave. 

Shkruan: Driton XHAFA

Magjistër i Shkencave Juridikut dhe Njohës i Vetëqeverisjes Lokale

Go to TOP