Kampioni i botës Oleksandr Usyk u ndalua në Poloni
Kampioni i unifikuar i botës në kategorinë e rëndë të boksit, ukrainasi Oleksandr Usyk, është liruar në aeroportin e Krakovit në Poloni, pasi ishte ndaluar më 17 shtator, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaqi Usykun të lidhur me pranga në aeroport.
Nuk është e qartë pse u ndalua kampioni i botës në boks.
Usyk e përshkroi në Instagram ndalimin e tij të shkurtër si “një keqkuptim që u zgjodh shumë shpejt”.
Kampioni i botës në WBC, WBO dhe WBA, i cili e fitoi edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike Londra 2012, cilësohet hero kombëtar në Ukrainë.
Usyk e ka mbështetur publikisht qëndrimin e Ukrainës për t’i bërë ballë luftës së Rusisë në atdheun e tij.