Kamberi: Organet shtetërore të Serbisë po ndërhyjnë në zgjedhjet lokale

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nga nëndegët në terren po marrin informacione shqetësuese për ndërhyrjen e përfaqësuesve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit.

Ai ka ftuar drejtuesit e organeve të shtetit të këshillojnë punonjësit e vet të qëndrojnë larg “rekomandimeve”, “këshillave”, “sugjerimeve” se cilën listë e cilin kandidat duhet ta votojnë të dielën e 2 qershorit.

“Mos i përdorni këto metoda se nuk ju bëjnë punë.

Kontrollone veten dhe përmbahuni nga ndërhyrja në proces zgjedhor, kjo është detyra juaj ligjore, e mos u mundoni me kontrollua elektoratin.

Le të vendosin vet ata kënd e përkrahin.

Zgjedhjet janë në Bujanoc e Preshevë.

Vranja, Surdulica e Nishi, nuk kanë çka përzihen në to.

Qëndroni larg vullnetit të lirë të shqiptarëve” ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kamberi tutje ka thënë se inkurajon secilin individ që vazhdon të merr “telefonata këshilluese, sugjeruese apo kërcënuese” të çfarëdo llojit e nga cilat do struktura shtetërore të mos e fsheh po të njoftojë opinionin.

“Vullneti i popullit nuk kontrollohet me telefonata, vullneti i popullit nuk mund të nëpërkëmbet.

E provuat pesë herë në Tërnoc më 2022.

Nuk ju doli.

Nuk ju del përsëri.

Larg duart nga vota shqiptare”, ka thënë ai. /Kosova.info/

Go to TOP