Kaloi me sukses vizitat mjekësore, Juventusi zyrtarizon Angel Di Marian
Tashmë është zyrtare: Angel Di Maria është një lojtar i Juventusit. Argjentinasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në JMedical dhe më pas ka shkuar në selinë e klubit bardhezi, ku ka firmosur kontratën.
Angel Di Maria ka firmosur një kontratë një-vjeçare me një pagë rreth 7 milionë euro në sezon.
Argjentinasi pritet t’i bashkohet ekipit ditën e hënë për të kryer edhe stërvitjen e tij të parë me “Zonjën e Vjetër”.

