Kajtazi e pyet Muhaxherin: Pse iu ka mbetur hatri që PDK u takua me Kurtin?

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është përgjigjur nëse partisë së tij i ka mbetur hatri që Partia Demokratike e Kosovës është takuar me kryeministrin Kurti.

Ishte analisti politik, Vehbi Kajtazi, i cili përveç që i tha Muhaxherit se gjuha e LDK-së ishte kogja e ashpër e pyeti pse ka hatërmbetje që PDK ka shkuar në takim me Kurtin.

“Problemi është që PDK po ia jep mundësinë me shpëtu prej përgjegjësisë kryeministrit që qe tri vjet e gjysmë nuk e ka thirrë as PDK-në as asnjë parti për takim”.

Sipas Muhaxherit, “dëmi që kjo qeveri ia ka bë këtij vendi është i riparueshëm”.

Go to TOP