Kajakim në perëndim 10 Gusht, 2024 Kosova.info Pa Komente FacebookXEmailWhatsApp I organizuar për herë të parë në Kosovë, Kayak Fest, është hapur në pasditen e së premtes në Batllavë të Komunës së Podujevës. Organizatorët kanë thënë se qëllimi i këtij festivali është promovimi i kajakimit në Kosovë, sidomos te fëmijët. /REL/ Festivali është organizuar prej klubit, Egër, dhe me mbështetje të Federatës së Kosovës për Kajakim. Shkrep Balidemaj, nënkryetar i Federatës për Kajakim, dhe organizator i festivalit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, synimi kryesor i këtij organizimi që gradualisht të krijohen kuadro për Lojërat Mesdhetare.Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, do të mbahen për herë të parë të kryeqytetin e Kosovës. Lojërat planifikohet të mbahen në dy shtete dhe 11 komuna, përfshirë 10 të Kosovës dhe Durrësin në Shqipëri. Ndonëse fokusi është te fëmijët, në nisje të festivalit janë parë pjesmarrës të moshave të ndryshme. Kayak Fest ka nisur më 9 gusht dhe do të mbahet deri më 11 gusht. Kajaku është mjet i vogël lundrues, i ngushtë, dhe i cili lëvizet me forcën e njeriut, që peshohet në lopatë. Balidemaj ka thënë se në kuadër të festivalit do të jetë edhe një pjesë e muzeut, përmes së cilit do të tregohet historia e kajakimit para luftës në Kosovë, prej viteve ’60. Ai ka përmendur ekzistencën e klubit Trepça, atëherë, dhe sigurimin e 28 medaljeve.“Ka traditë, pse të mos vazhdohet?”, ka thënë ai. Organizatorët kanë thënë se njerëzit paraprakisht kanë treguar shumë interesim për të qenë pjesë e festivalit, dhe shpresojnë që ta vizitojnë në ditët kur mbahet. Pasditen e së premtes, kur ka qenë ekipi i Radios Evropa e Lirë në Batllavë, njerëzit janë parë në disponim të mirë, dhe nën shoqëri të muzikës. Pamje prej larg e zonës ku po mbahet festivali. Në kuadër të festivalit është krijuar edhe një zonë e kampit të pushimit. Profesionistët që merren me kajak në Kosovë, i shfrytëzojnë burimet e ujit në Batllavë, Badoc, si dhe ata të lumenjve të ndryshëm. Kajaku hyn në rangun e sporteve relativisht të shtrenjta. Tags: #Kajakim#Kayak Fest#Podujevë Share: facebook twitter google+ pinterest reddit linkedin Related articles Sylvinho e komenton humbjen nga Gjeorgjia 11 Shtator, 2024 Shqipëria u mposht në shtëpi me rezultatin 0-1 përballë Gjeorgjisë, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, me kuqe... More Sylvinho: Barazimi do të ishte rezultat real 10 Shtator, 2024 Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho mendon se skuadra e tij e ka merituar të paktën një barazim në duel me Gje... More Arlind Ajeti zyrtarisht transferohet te Bodrumspor 10 Shtator, 2024 Edhe zyrtarisht mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti është transferuar tek klubi turk, Bodrumspor. Reprezentuesi i Shqipërisë... More Anglia mposht Finlandën, paqe mes Holandës e Gjermanisë 10 Shtator, 2024 Holanda e Gjermania janë “pajtuar” me nga një pikë, kurse Anglia triumfoi ndaj Finlandës. Sfida më interesant në natën e... More Shqipëria mundët nga Gjeorgjia në ‘Air Albania’ 10 Shtator, 2024 Kombëtarja e Shqipërisë pas fitores ndaj Ukrainës, tri ditë më parë, nuk ia doli të bëjë të njëjtën gjë edhe në duel me ... More Dardanët e rinj mposhtin Izraelin, rrisin gjasat për kualifikim 10 Shtator, 2024 Kombëtarja e Kosovës U21, ka arritur fitore të madh në udhëtim tek Izraeli duke triumfuar me rezultat 0-1, sfidë kjo e l... More