Kadrijaj: Nuk kanë pasur ndonjë ftesë nga VV për rrugëdalje nga kriza
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se nuk kanë pasur ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza e zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Pak para seancës, Kadrijaj tha se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk do ta votojnë kandidaten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
“Ne nuk presim asgjë, nuk kemi pasur asnjë ftesë gjë që duhet me u koordinu. Kjo shumica duhet t’i ketë votat. Gjithë kjo klasë politike duhet të angazhohet. Klasa politike që tenton që të marrë qeverinë duhet të angazhohet ta sigurojë shumicën e thjeshtë 61 vota. Ne nuk kemi pasur ndonjë ftesë, nuk kemi ndonjë njohuri, nuk e dimë a do të jetë kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit apo do të ndryshojë. Qëndrimi ynë është i njëjtë: nuk do ta votojmë kandidaten për kryeparlamentare”, tha Kadrijaj.
