Kadrijaj: Kurti po e mban peng vendin, sepse nuk i ka votat

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar para seancës së sotme konstituive të Kuvendit se vendi po mbahet peng tash e gjashtë muaj nga Albin Kurti dhe partia e tij.

“Po shihet se Albin Kurti po e mban peng vendin tash e 6 muaj. Është hera e parë, prej se jam deputete, që nuk kemi asnjë informacion. E kemi ditur se, nëse nuk ndodh sot, do të ndodhë nesër, por kjo zvarritje për komisionin e fshehtë dhe kandidatura e Albulena Haxhiut është dëshmi se ai nuk i ka votat. Nëse Vetëvendosje nuk ka arritur ta sigurojë shumicën e thjeshtë për gjashtë muaj me radhë, atëherë duhet të tërhiqen”, ka theksuar ajo.


Go to TOP