Juventus s`shkon më shumë se barazim me Genoa

Juventus ka humbur mundësinë për të rrëmbyer vendin e dytë në Serie A pas barazimit me Genoa të dielën në “Allianz Stadium”. 

Ndeshja në kuadër të Javës së njëzet e nëntë është mbyllur me rezultat 0-0. 

Dy pjesët nga dyzet e pesë minuta kanë njohur momente të përpjekjeve për kalim në avantazh, sidomos Juventus me Gatti e Vlahovic, por pa sukses. 

Në minutat shtesë “Zonja e vjetër” ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi pikërisht Vlahovic është nxjerrë jashtë pas dy kartonëve të verdhë. 

Në tabelën e kryesuar nga Inter, Genoa gjendet në pozitën e dymbëdhjetë. 

Go to TOP