Julian Deda godet produksionin për zhvillimet e fundit në BBVA

Julian Deda ka goditur së fundmi produksionin lidhur me zhvillimet e fundit brenda shtëpisë, duke kritikuar edhe mundësinë e dytë që iu është dhënë çiftit Ilnisa dhe Meriton.

Dyshja, po ashtu edhe Egla Ceno do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën derisa publiku do të vendosë se kë do të mbajë tutje, dhe dy më të votuarit do t’i shpëtojnë eliminimit.

Në Prime-in e së martës, ku u diskutua situata tensionuese mes Eglës dhe Meritonit, ky i fundit u akuzua edhe për përndjekje ndaj aktores, që sipas ligjeve cilësohet si vepër penale.

Lidhur me këtë, Julian Deda tha se duke qenë se përndjekja e supozuar e Meritonit vendoset nga gjykata, pse duhet sërish publiku të vendosë për fatin e tij.

“Ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo përndjekja a ishte vepër penale, çfarë ka punë publiku të vendosë për një vepër penale, për një vepër që e vendosë gjykata”, potencoi Juli, duke kritikuar kështu mundësinë e dytë që iu dha Meritonit si dhe Ilnisës.

Pas këtij diskutimi e sipër me Erjolën dhe banorët e tjerë, regjia i kërkoi të kontrollonin aktorit të kontrollonte mikrofonin, derisa Erjolën e ftuan në dhomën e rrëfimeve.

Go to TOP