‘Ju artistët s’doni familje, veç karrierë’!- Ja si iu përgjigj Greta Koçi ndjekëses!

Greta Koçi prej disa vitesh po jeton midis Vienës dhe Shqipërisë.

Por, për shkak të koncerteve që ka organizuar prej disa javësh ajo po qëndron në Shqipëri.

Mbrëjen e djeshme ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjeksit në Instastory duke ju dhën mundësinë që ti drejtonin pyetjet që donin të dinin rreth saj.

Kurioziteti ishte i madh për jetën private të Koçit e për më tepër, për krijim e një familjeje.

Një ndjekëse e pyeti “Një fëmijë apo dy?” dhe Greta iu përgjigj “Një është pak e dy janë shumë. Sa të ketë shkruar Zoti”, duke nënkuptuar se në të ardhmen e afërt e mendon veten nënë.

“Thonë se ju artistët s’doni familje, fëmijë, veç karrierë! Ç’ka është më mirë?”, e pyeti një tjetër ndjekës. Greta vendosi t’i sqarojë një herë e mirë të gjithë ata që mendojnë në të njëjtën mënyrë, duke shkruar:

Kush e tha këtë?? Familja është e shenjtë dhe kjo nuk ka të bëjë fare me të qenit artist apo diçka tjetër. Kjo ka të bëjë me moralin, karakterin dhe me të pasurit trutë në vend. Më vjen keq që rinia sot influencohet nga disa personazhe showbizz-i që ashtu zgjedhin ta bëjnë jetën dhe i marrin për shembull. Komplet gabim. Nuk futen të gjithë në një thes! Artistët janë po ashtu njerëz me vlera dhe integritet që duan familjen dhe rregullin”.

Image
Image
Image
Image
Go to TOP