Jordania mposht Taxhikistanin me një gol dhe kalon në gjysmëfinale

Jordania ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Azisë në futboll pas një fitore vendimtare ndaj Taxhikistanit.

Në ndeshjen çerekfinale Jordania ka fituar me rezultatin minimal 1-0.

Skuadra jordane e ka zotëruar raportin e poesdimit të topit, por golin nuk e ka gjetur. 

Momenti i vendimtar ka ndodhur në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, kur lojtari i Taxhikistanit, Hanonov, ka shënuar një autogol, duke i dhënë Jordanisë avantazhin i cili në fund ka rezultuar edhe goli i fitores. 

Go to TOP