Joe Biden fajëson ngrohjen globale për temperaturat e larta

Joe Biden është bashkuar shkencëtarëve duke e lidhur ngrohjen globale me krizën e klimës së nxehtë e cila ka kapluar Amerikën Veriore me temperatura rekorde. Kurse raportohet se dhjetëra vdekje dhe zjarre janë të lidhura me klimën e nxehtë.

Më e goditura del të jetë Kanadaja.

Zyrtarët në Kanada janë shokuar nga rritja e temperaturës, e cila të martën arriti 49.6 gradë celsius në qytetin Lytton të British Columbia, duke thyer rekordin kombëtar për të tretën ditë me radhë, raporton The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Vala e nxehtësisë ka paraqitur gjithashtu një kërcënim shëndetësor. Në zonën më të madhe të Vancouver, policia tha se ata iu përgjigjën të paktën 134 vdekjeve gjatë valës tre ditore të nxehtësisë.

“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë dhe kjo na thyen zemrën”, tha Reshteri Steve Addison. “Shumica dërrmuese e këtyre rasteve kanë të bëjnë me nxehtësinë.”

Nga e marta, Addison tha se policia në periferi të Vancouver u ishte përgjigjur më shumë se 65 vdekjeve të papritura që kur vala e nxehtësisë ka filluar.

“Numri i madh i këtyre vdekjeve të papritura përfshin të moshuar midis moshës 92 deri në 70 vjeç,” tha Zyrtari i Policisë Kanadeze Sarbjit Sangh. “Personi më i ri që kemi pasur është një 44-vjeçar.”

Temperaturat në zonën e Vancouver arritën pak më poshtë se 32 gradë celsius të hënën, por lagështia e bëri atë të ndjehej afër 40 gradë në zonat që nuk ishin pranë ujit,  e gjithë kjo sipas “Environment Canada”.

Go to TOP