Njeriu ha kafshë më shumë se sa kafshët që e hanë njeriun

“E vëreja se edhe shtazët e përjetonin makthin nga agresiviteti bombardues njerëzor. Kafsha jeton neutrale në distancë me njeriun dhe nacionalitetin e tij. Ky dykëmbësh mizor që mban thikën dhe kallashnikovin vret për pushtet dhe kënaqësi, gjë që nuk i ndodh kafshëve. Njeriu nuk është as kafshë e as njeri. Njeriu ha kafshë më shumë se sa kafshët që e hanë njeriun, të rralla janë ato kafshë që e hanë njeriun. Jeta e qetë dhe e lumtur nuk po bëka pa gjak, në këtë tokë vetëm gjaku rinon…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

Go to TOP