‘Jemi të detyruar të bashkëjetojmë me thashethemet’/ Pochettino refuzon stolin e Manchesterit

Mauricio Pochettino anashkalon zërat për kalimin e tij në stolin e Manchester United.

Trajneri i PSG-së deklaroi se tashmë është mësuar të bashkëjetojë me zërat e merkatos.

“Unë te Manchester United? Kam kontratë që nuk skadon në fund të sezonit, por në vitin 2023. Dhe jam shumë i lumtur në Paris.

Nuk jam fëmijë, e kam kaluar gjithë jetën time në botën e futbollit. Jemi të detyruar të bashkëjetojmë me thashethemet. E kuptoj në mënyrë perfekte se çfarë po ndodh. Jam i lumtur te PSG dhe do të jap 100%. E respektoj klubin tim dhe ajo që bën një klub tjetër nuk më përket. Nuk dua të them fjalë të tjera që të mos keqkuptohem. E duam PSG-në, është fantastike që jam këtu. Jemi të parët në Ligue 1 dhe luftojmë me Manchester City-n në Champions”, deklaroi Pochettino.

Go to TOP