Java me shi në Kosovë, kushte të favorshme për bujqësinë
Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë më intensive gjatë së mërkurës dhe të enjtes, ndërsa në ditët e tjera do të mbizotërojnë vranësirat të shoqëruara me reshje më të dobëta.
Nga pikëpamja agrometeorologjike, këto kushte konsiderohen të favorshme për sektorin e bujqësisë. Mungesa e temperaturave negative eliminon rrezikun e dëmtimit të kulturave, ndërsa lagështia e shtuar ndihmon në ruajtjen e tokës së lagur dhe krijon kushte të mira për zhvillimin e bimëve.
Kushtet e parashikuara do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e kulturave pranverore dhe në zhvillimin e proceseve natyrore në tokë duke lehtësuar njëkohësisht edhe aktivitetet bujqësore.
Bujqit këshillohen të shfrytëzojnë këtë periudhë për punime në tokë, mbjellje të reja dhe kujdes ndaj bimëve, veçanërisht pemëve duke përfituar nga kushtet optimale pa rrezik nga ngricat. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 01.04.2026 | 02.04.2026 | 03.04.2026 | |||
| Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | |
| Prishtinë | 3 | 6 | 3 | 8 | 3 | 10 |
| Pejë | 3 | 6 | 3 | 8 | 3 | 10 |
| Prizren | 3 | 7 | 4 | 9 | 3 | 11 |
| Gjakovë | 4 | 7 | 4 | 9 | 4 | 11 |
| Istog | 4 | 7 | 4 | 9 | 4 | 11 |
| Junik | 3 | 6 | 3 | 8 | 3 | 10 |
| Dragash | 1 | 5 | 1 | 7 | 1 | 8 |
| Ferizaj | 2 | 6 | 2 | 8 | 2 | 9 |
| Gjilan | 2 | 6 | 2 | 8 | 2 | 9 |
| Kamenicë | 2 | 6 | 2 | 8 | 2 | 9 |
| Besianë | 2 | 6 | 2 | 8 | 2 | 9 |
| Mitrovicë | 3 | 7 | 2 | 8 | 3 | 10 |
| Malishevë | 3 | 7 | 3 | 9 | 3 | 10 |
