Ja kush zgjidhet lojtari i finales nga UEFA

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borusia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Në fund të sfidës, lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA u zgjodh mbrojtësi Carvajal, i cili shënoi dhe golin e avantazhit. 

Në analizën e bërë nga Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s, ndër të tjera shkruhet:

Një paraqitje shumë dinamike, e disiplinuar dhe e përkushtuar nga mbrojtësi i krahut, i cili dha një paraqitje shumë solide në mbrojtje.

Ai vazhdimisht i jepte skuadrës së tij gjerësi dhe doli me momentin kyç të lojës, duke treguar besim  kur shënoi”.

Go to TOP