Izraeli kryen operacion ushtarak në Bregun Perëndimor

Zyrtarët palestinezë thanë se Izraeli ka zhvilluar bastisje në Bregun Perëndimor duke vrarë katër palestinezë.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet ka lëshuar një deklaratë për media, duke konfirmuar se është zhvilluar një operacion i paspecifikuar ushtarak më 26 shtator, që ka pasur për cak “terroristët e Hamasit, të cilët ishin duke u bërë gati të kryenin sulme terroriste”. Por, ai nuk dha detaje të tjera dhe as nuk tha se nëse ka pasur viktima në këtë aksion.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre palestinezë janë vrarë në një fshat në veriperëndim të Jerusalemit.

Kjo ministri tha se një palestinez tjetër u vra në një fshat në afërsi të qytetit Jenin.

Sipas raportimeve të radio-stacioneve në Izrael dhe portaleve të tjera, është thënë se të paktën katër militantë janë vrarë në disa lokacione në Bregun Perëndimor dhe se qëllimi i bastisjeve ishte të kapeshin anëtarët e Hamasit.

Hamasi, një grup militant që merr fonde nga Irani, udhëheq me Rripin e Gazës.

Zyrtarët izraelitë kanë frikë se grupi ka për qëllim që të fuqizohet në Bregun Perëndimor dhe të sfidojë Autoritetin Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi.

Go to TOP