Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë këtij takimi Hargreaves i ka ofruar mbështetje Isufajt dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në angazhimin ndaj hetimeve dhe punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

“Kryeprokurori Isufaj shprehu gatishmërinë në forcimin e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, në drejtim të forcimit të kapaciteteve për hetime. Isufaj, tutje ka falënderuar Hargreaves për mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe, në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike, duke theksuar se ky shtet mbetet partner i rëndësishëm i Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit, dhe përkushtimit për sundim të ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP