Ismaili premton transport gratis, Mehmeti legalizim pronash

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij, do të bëjë transportin publik falas në Prishtinë. Sipas tij, kjo do të bëhet me qëllim të eliminimit të trafikut në komunikacion.

Ndërkohë, kandidati i Aleancës Kosova e Re, Gëzim Mehmeti, vizitoi sot lagjen Kodra e Trimave, ku atje premtoi për zgjidhjen e kontesteve pronësore për më shumë se 70 përqind të pronave në këtë lagje.

Me çështjet e banimit, u mor edhe kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj i cili premtoi zgjidhje për mungesën e pranimit teknik të mbi 44 mijë objekteve banesore, si edhe zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin dhe ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm.

Ndërsa, Përparim Rama i LDK-së  premtoi mbështetje për sektorin e bujqësisë, derisa i shoqëruar nga kryetari, Lumir Abdixhiku e vizitoi fshatin Barilevë.

Go to TOP